“1000 EURO PAGA!”, Kurti lëshon premtimin ‘B0MBË’: Ja kur do të arrihet paga mesatare rekord në sektorin publik!

Mandatari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ekspozesë së tij në Kuvend lavdëroi punën e qeverisë së tij në pesë vitet e fundit.

“Këto 5 vitet e fundit, ku 1 vit si qeveri në detyrë, kemi ndërtuar dhe zhvilluar një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe gjithëpërfshirëse. Kemi pasur rritjen më të madhe ekonomike në rajon, përkundër krizave,” tha ai, transmeton lajmi.net.

Kurti foli më tej për sektorin e ekonomisë, duke theksuar se ka rritur numrin e të punësuarve:

“Projektojmë këtë vit që Bruto Produkti Vendor të arrijë 12 miliardë euro. Sfida e inflacionit, që ka goditur të gjithë, e kemi menaxhuar me politika mbështetëse për qytetarët. Jemi vendi me shkallën më të ulët të inflacionit në rajon, pas Shqipërisë. Numri i të punësuarve ka shkuar nga 350 mijë në 430 mijë, me fokus tek rinia dhe gratë. Kemi rritur të ardhurat e familjeve, duke ngritur pagën minimale, pensionet, shtesat për fëmijë, por edhe pagat në sektorin publik,” tha Kurti, duke shtuar se paga mesatare në sektorin publik në mandatin e ri do të jetë 1000 euro.

Ai gjithashtu përmendi arritjet në fushën e integrimeve: “Janë liberalizuar vizat, pasaporta e Kosovës është më e fuqishme se kurrë, dhe imazhi i vendit është përmirësuar. Jemi vendi më demokratik në rajon, arritje e shoqërisë dhe institucioneve tona.”

Kurti foli edhe për sfidat me Serbinë:

“Jemi përballur me provokime të vazhdueshme dhe sulme të shpeshta të Serbisë. Por e kemi forcuar Policinë, sundimin e ligjit, ushtrinë dhe mbrojtjen e vendit; sfidat u përballuan me sukses dhe u kthyen në mundësi për progres.”

Kryetari i VV-së theksoi se qeveria e tij ka prekur çdo shtresë të qytetarëve: “Investuam në ushtri dhe fuqizimin e policisë, shtrirjen e sovranitetit dhe luftimin e kriminalitetit. Në politikat sociale për nënat dhe fëmijët, për të rinjtë dhe pensionistët, mbështetje për fermerët, bizneset e vogla dhe të mesme. Prekëm çdo shtresë, çdo qytetar, çdo komunitet dhe vendbanim në Republikë.”

Ai njoftoi gjithashtu se në mandatin e tij të ri do të investohen 400 milionë euro për ujë të pijes: “Një shtet i sigurt është një shtet që garanton ujë të pijes për qytetarët e tij. Do të investojmë 400 milionë euro për të ndërtuar pesë diga të reja.”