Gjatë rrugëtimit të saj të suksesshëm deri në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Kosova”, Dolçe u kthye në kryefjalën e rrjeteve sociale, ku u përball me një sërë aludimesh të forta rreth jetës së saj personale.
Thashethemet më të përhapura pretendonin se ish-banorja ishte në fakt 40 vjeçe dhe se mbante të fshehtë faktin që kishte fëmijë.
Megjithatë, këto zëra u hodhën poshtë fillimisht nga emisioni “Prive”, i cili përmes dokumenteve vërtetoi se mosha e saj reale është 31 vjeç.
Tashmë që rrugëtimit të saj në BBVK i ka ardhur fundi, vetë Dolçe ka vendosur t’i përgjigjet këtij “misteri” të krijuar në rrjet. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet drejtpërdrejt për këto thashetheme.
Ajo theu heshtjen duke zbuluar se ka lindur më 13 dhjetor 1994. Për pyetjen e drejtpërdrejtë nëse është nënë, Dolçe u përgjigj shkurt dhe prerë: “Nuk kam”.
Ndërsa, e pyetur se përse njerëzit hapën fjalë se ajo është 40 vjeçe dhe ka fëmijë, ish-banorja zgjodhi të mos i japë shumë rëndësi dashakeqësisë së rrjetit, duke i cilësuar thjesht si: “Llafe koti.”
Ndërsa, e pyetur se përse njerëzit hapën fjalë se ajo është 40 vjeçe dhe ka fëmijë, ish-banorja zgjodhi të mos i japë shumë rëndësi dashakeqësisë së rrjetit, duke i cilësuar thjesht si: “Llafe koti.”