8 mujori i Amen bënë bashkë Besin dhe Xhensilën? Ja çka poston sot aktori

Ditën e sotme, djali i Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut bën 8-muaj.

Në këtë ditë të rëndësishme për ta, aktori ka ndarë si rrallëherë foto me të birin.

“Amen 8 muajsh”, ka shkruar aktori krah fotos me të birin në pishinë.

Kujtojmë se Besi dhe Xhensila i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Ky divorc ka qenë një ndër më të përfolurit ndonjëherë në historinë e personazheve VIP në Shqipëri.

Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë arsye se përse u mor ky vendim, por vetëm Besi ka pranuar ndarjen publikisht.