Meritoni preket pas fjalëve të Eglës, për bluzën të cilën e mori Ditën Botërore të Autizmit: Mos të ta shikoj fytyrën se..

Egla “ofendoi” Meritonin për bluzën e veshur, në të cilën shkruhet “special”, të cilën moderatori i mori si dhuratë në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit.

Situata në Dhomën e Bardhë vijon të jetë tepër e tensionuar. Egla, Meritoni dhe Ilnisa nuk ndalen së pasuri debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që janë gjendur në oborrin e Dhomës së Bardhë, Egla ka shpërthyer ndaj Ilnisës dhe Meritonit, duke i konsideruar si dy persona që nuk kanë asnjë pikë edukate.

Ajo çfarë ka tensionuar akoma më shumë debatin e tyre, ishte momenti kur Egla “ofendoi” Meritonin për bluzën e veshur, në të cilën shkruhet “special”, të cilën moderatori i mori si dhuratë në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit.

Egla: Ju rrofshin bluza me special ju, se ju jeni… Kupton? Pse më sheh ashtu? Ma shpjego.

Meritoni: Kjo bluzë ka ardhur më 2 prill dhe ka të bëjë…

Egla: Ndjesë, ndjesë, nuk e dija. Ndjesë, stop. E ke thjesht një bluzë. Nuk e bëra lidhjen, se nuk pash ë ëndrra, unë jam në errësirë. Nuk e di po të them.

Meritoni: Mos të ta shikoj fytyrën.

Egla: Po rri mo rri ti, do ta përdorësh edhe këtë. Gjete okazion për ta përdorur. Të thashë që nuk e dija. Të thashë që nuk e dija dhe të kërkova ndjesë.