“Shqiptarët për shqiptarët” do të vijë në ekranin e Top Channel, a do të bëjë bashkë Kiara Titon dhe Elvis Naçin?

Pak ditë më parë u tha se ky emision do të rikthejë moderatoren Kiara Tito në ekran e do ta bëjë bashkë me Elvis Naçin.

Mirëpo, pas kësaj Kiara u përfol se mund të jetë edhe moderatorja e re e “Portokalli”, që do të zëvendësojë Xhemi Shehu, ndërsa u tha gjithashtu se mund të jetë edhe moderatore e BBVK3.

Screenshot

Lidhur me drejtuesit e këtij emisioni, Lori Hoxha nuk konfirmoi as tregoi asgjë, kështu që do duhet të presim edhe pak të mësojmë nëse Kiara do të jetë pjesë e këtij projekti, por e sigurt është që “Shqiptarë për shqiptarët” do të jetë në ekran për t’i ardhur në ndihmë e për të bërë të lumtur shumë familje shqiptare.