Sabrina Krasniqi, një modele 27-vjeçare, dyshohet se ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj, përpara se të vriste veten.
Për arsye ende misterioze, Sabrina qëlloi 5 herë me armë në drejtim të bashkëshortit të saj, 34 vjeçarit Pajtim Krasniqi në ballkonin e banesës së tyre luksoze në Beach Club II Hallandale.
Më pas, e reja vrau veten me armë, shkruan NYP.
Kur policia shkoi në vendngjarje gjeti trupat e pajetë të çiftit në ballkonin në katin e 45-të të ndërtesës.
“Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj para se t’i merrte jetën. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në një njoftim për media të premten.
Raportohet se brenda banesës janë gjetur një arush pellushi, një kuti me trëndafila me një zemër në të, ndërsa televizori ishte ende ndezur, gjë të cilat kanë shtuar dyshimet për një tradhëti të mundshme.
“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme”, tha një dëshmitar, Max Braedlin, për mediat lokale: “Dëgjova të shtënat dhe pas disa minutash makinat e policisë.
”Sabrina, me emrin e vajzërisë Sabrina Dzaferovic, ishte një modele, e cila kishte pozuar për Inside Edition të vitit 2021, sipas Local 10 News.