Ledri Vula sot feston ditëlindjen.
Reperi i njohur e ka sot të fundën ditëlindje pa ndërruar ‘prefiks’ pasiqë mbush 39 pranvera.
Ndërkohë, një urim nuk ka munguar nga Xhensila! Ajo ka zgjedhur të tregojë se do kenë tjetër duet pas suksesit të atij të fundit.
“Urime ditëlindjen”, është shprehur ajo duke e shoqëruar me emojin e mbretit, teksa Ledri ia ka kthyer “Faleminderit” me atë të mbretëreshës.
Kësisoj, ajo ka konfirmuar raportimin e Prive By Liberta Spahiu të para disa javëve.