Moderatori i “Pushime On Top”, Eni Shehu, ka marrë së fundmi në intervistë aktoren dhe moderatoren e njohur, Rudina Dembacaj. Kjo e fundit ka folur për jetën e saj private por edhe atë profesionale.
Në një moment gjatë intervistës, Eni e ka pyetur Rudinën në lidhje me humbjen në peshë të disa viteve më parë. Aktorja ka treguar se thjesht ia ka dhënë truri që duhej të dobësohej dhe është kujdesur për ushqimin.
Pjesë nga intervista:
Nëse kthehemi pas në kohë, janë disa foto të tuat që qarkullojnë, ke qenë 3 herë Rudina
Me ushqimin kam qenë gjithë jetën e dashuruar. Kam qenë shumë mbipeshë dhe njerëzit që nuk e kanë ditur dhe nuk më kanë njohur, habiten shumë kur ua tregoj në ‘Google’ se në telefon nuk i kam më fotot. Kam patur një ‘switch’ të themi, që ma dha truri të dobësohem, te shtëpia e tezes në Vlorë. Te shtëpia e tezes sime në Vlorë në kat të parë është një dyqan ku piqet mish në hell. E sapo gdhihesh në verë, vjen era mish qengji. Tezja që hapte dritaret që në pikë të mëngjesit që të bënte punët, unë ndjeja erën e mishit dhe aty pata një përzierje. Thjesht ma dha truri që me atë yndyrën që u vela, unë thashë duhet të filloj një dietë.
Ishte e vështirë?
Ishte shumë e vështirë, e tmerrshme
Sa kile hoqe?
30, unë mund të haja 1 akullore me 3 kafshata
Një njeri
Një ari, jo një njeri. Kam qenë tmerrësisht e fiksuar pas ushqimit dhe haja shumë sasi. Me kalimin e viteve kuptova që duhet të haja ushqime të shëndetshme se më pëlqenin çokollatat, çdo lloj gjëje që sot mendoj nuk i fus në gojë.
Sot kanë dalë metoda shumë të shpejta të humbjes së peshës. Nëse do të kishe bërë këtë dobësim, unë nuk do të besoja me këtë histori që po më thua. Por transformimi jot ka nisur vite më përpara.
Nuk ekzistonin fare këto
Ozempic?
Ça thua, është super luks në fakt. Më ka marrë tre vjet se nuk ekzistonte asnjë mënyrë, domethënë nuk kishte asnjë lloj mënyrë dhe nuk kishim informacion për më tepër. Sot në internet ka shumë dieta, ne në internet mirë që hynim te ‘messengeri’ që rrotullohej. Thjesht hoqa çdo lloj brumi, yndyre, haja vetëm pak fruta, ça më truri, por mesa duket rezultoi mirë.