“Naimi e ka..”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit – DETAJE TË FORTA

Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn e kishte kuptuar tradhtinë bashkëshortore.

Syla tha se në momentin kur Liridona e ka kuptuar ka kërkuar llogari nga Naim Murseli, dhe tani ky e fundit e ka kuptuar që nuk është për martesë. Aty thotë se kanë filluar acarimet e raporteve mes tyre.

“Liridona e ka vërejt, dhe e kanë pas një rast tradhtije bashkëshortore. Naimi ka pasur një aferë me një person, që Liridona e ka kuptu, ka qenë një person që ka qenë i afërt me familjen e Naim Murselit, e që Liridona e ka njoftë atë vajzën. Nuk po du me hy në detaje me përmend emra. Por ka qenë një prej problemeve që kanë ndiku në acarimin e raporteve. Naimi e ka kuptu që nuk është për martesë”, tha mes tjerash Syla.

Ndryshe, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj – një rast që ka tronditur opinionin publik në Kosovë.