Vajza beqare e Shyhrete Behlulit merr gjithë vëmendjen në dasmën e Engjëllushes

Mbrëmë ishte një natë feste për familjen Salihu, ku Engjellusha kurorëzoi dashurinë e saj me një dasmë madhështore.

Në mesin e të ftuarve dhe atmosferës festive, vëmendjen e mori Gresa Salihu, vajza e dytë e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli.

E veshur me shumë elegancë, Gresa shkëlqeu pranë familjarëve dhe miqve, duke marrë plot komplimente për paraqitjen e saj, shkruan “Kosovarja”.

Pas dasmës së mbrëmshme, Gresa tashmë mbetet beqarja e vetme mes vajzave të familjes.