Në një intervistë, Anita Haradinaj ka zbuluar se djali i saj, Gjin Haradinaj, është në një lidhje dashurie, dhe se ai e ka njohur tashmë të dashurën me familjen.
E dashura e Gjinit kishte marrë pjesë në dasmën e dajës së tij, pra të vëllait të Anitës, ku kishte treguar paraprakisht se cilin fustan do të vishte për këtë rast, shkruan “Kosovarja”.
Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte fakti se, në një aheng tjetër familjar, Anita është shfaqur e veshur pikërisht me të njëjtin fustan që kishte veshur reja e saj.
Ky moment është pritur me shumë reagime në rrjete sociale, ku ndjekësit kanë komentuar për raportin e afërt mes Anitës dhe të resë së saj.