Gazetari shqiptar Artan Hoxha ka folur lidhur me fenomenin e “takimeve speciale” në burgje të të burgosurve me burgim të përjetshëm me figurat e showbizit.
Hoxha në një intervistë për ‘Euronews Albania’ ka rikujtuar se më herët në Shqipëri përdorej si metodë për takime paraqitja si psikologe e burgut, shkruan Insajderi.
“Hynin edhe si psikologe, si trajnuese brenda se kanë nevojë për disa aktivitete, kanë disa projekte atje për t’i riedukuar dhe riintegruar. Çuan disa personazhe atje, filluan pastaj hynë te problemi tjetër që duhet të ndërronin psikologet se ishin problem. Kemi pasur një histori para 20 vitesh, qëlloi që ishte një punonjëse e burgjeve që krijoi kontakt me një të dënuar“, deklaroi ai.
Hoxha ka thënë se ato që vizitojnë kriminelët nëpër burgje janë kryesisht të moshave të reja dhe vijnë nga bota e showbizit, artit dhe medias.
‘Kryesisht janë moshat e reja, nga showbizi vijnë nga arti apo edhe nga mediat. Shikoni kush janë atje. Është dikush që ju jep miratimin. Rasti që ndikoi tek takimet “speciale”. Nuk janë më 24 orë sa kanë qenë përpara”, tha tutje gazetari shqiptar.