Pse duhet të zëmë hundën para se të hidhemi në ujë? Shkencëtarët japin përgjigjen

Ja pse nuk duhet ta teproni me teknikën e zënies së hundës

Në verë, kur noti dhe kërcimi në ujë bëhen pjesë e përditshmërisë, shumëkush nuk mendon për rreziqet që mund të sjellë presioni i ujit.

Por a e dini pse disa i zënë hundët para se të hidhen?

Kur hidhemi në ujë, sidomos nga lartësi, trupi përjeton një ndryshim të menjëhershëm të presionit, i cili ndikon veçanërisht tek sinuset dhe veshi i mesëm.

Nëse ky presion nuk barazohet si duhet, mund të shkaktojë dhimbje, gjakderdhje apo edhe dëmtim të daulles së veshit.

Ky fenomen, i njohur në mjekësi si barotrauma, është i zakonshëm te zhytësit dhe notarët.

Paralajmëron Divers Alert Network (DAN), një organizatë ndërkombëtare për sigurinë në sportet ujore.

Pse e zëmë hundën para se të hidhemi?

Shumë njerëz instinktivisht e zënë hundën dhe fryjnë lehtë për të barazuar presionin.

Me këtë veprim hapet tuba e Eustakiut (kanali që lidh fytin me veshin e mesëm) dhe lejohet kalimi i ajrit, duke ulur rrezikun e dëmtimit.