Historia e vr*sjes së Auron Thaqit në Prizren, nëna e tij rrëfen krejt ngjarjen mes lotëve

Ka kaluar më shumë se një vit nga vdekja tragjike e Auron Thaçit në Prizren, i cili dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë nga disa persona dhe, për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë në QKUK.

Për këtë rast, nëna e të ndjerit, Esma Gashi, ka rrëfyer për se çfarë kishte ndodhur dhe si e kishte marrë lajmin e hidhur.

Ajo tregoi se pak momente para se të ndodhte ngjarja kishte folur në telefon me djalin e saj, dhe rrëfeu gjithashtu se çfarë ndodhi në mëngjesin e 7 korrikut 2025.

“Kur u zgjova të nesërmen ishte ditë e diellë, më 07.07, atë ditë kur ka vdek Auroni, me të gjashtin e kanë shpërthy djalin, atë ditë më 07.07, Elironi më thirri në gjysmë të ditës, niherë nuk ja qela, kur e pashë apet thash hajt ta kqyri qka ka ndodh, çka ka bo.”

“Më tha: Tetë, pse nuk po ma qelë telefonin? E pyeta: Çka ka ndodh? Tha: M’kan lëshu këmbët, Auronin e kanë shpërthy. Thash: Çka je tu fol? Tha: Po, Tetë, e kanë shpërthy Auronin.” – ka thënë ajo ndër të tjera.

Mes lotësh, nëna e të ndjerit tregoi se sapo e mbylli telefonin me Elironin, shpërtheu në lot dhe bërtiti me zë të lartë. Më pas, e kishte telefonuar motrën e saj në Gjakovë për ta njoftuar për atë që kishte ndodhur.

“Nuk po mundëm as me fol… është shumë zor, është shumë dhimtë, ma kanë bërë plagën këtu se kurrë nuk ka me mu shëru deri të bona bashkë me to.” – ka thënë ajo.

Zonja Esma rrëfeu edhe për vështirësitë që ka përjetuar për t’i rritur fëmijët e saj, pasi bashkëshorti i kishte vdekur vite më parë.

“E kam thirr vajzën time, kom fol me to, thash çka dashtën prej tij, ai u konë jetim, menxi e kom rritë. Kam ardh në Turqi për me punu për ta me jau bo kushtet. Jetim çka kanë dasht prej tij.” – është shprehur mes lotësh zonja Esma.

Ajo gjithashtu tregoi se në Kosovë kishte arritur 2-3 ditë pas rastit tragjik.

Zonja Esma u shpreh se shpreson në drejtësi dhe se do të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore për të kërkuar drejtësi për djalin e saj.

“Pas seancës së fundit, të nesërtit kam ardh këndej, por qysh kom ardh, kom thon ma mirë më mbytë se me ardhë. Kom ardhë tu kajt. Thash ma mbytën djalin e nuk po interesohet kërkush, as Gjykata as kërkush hiq.” – ka thënë ndër të tjera ajo.