Shqipëria po d;igjet gjithandej, reagimi i kryeministrit Edi Rama i nervozon edhe përkrahësit e tij – ja çfarë thotë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin publik për menaxhimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit.

Ai iu përgjigj kritikave për mungesën e mjeteve ajrore për shuarjen e flakëve, duke e vendosur çështjen në një kontekst më të gjerë rajonal e ndërkombëtar.

“I ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia, apo Turqia dhe Spanja, që po përvëlohen më keq se çdo vit tjetër, kanë vallë mungesë avionësh?”, deklaroi Rama.

Reagimi i tij vjen pas një vale kritikash nga opozita dhe qytetarë, të cilët kanë ngritur shqetësimin për vonesat dhe mungesën e pajisjeve të specializuara në përballimin e flakëve.

Ndërkohë, zjarret kanë prekur disa zona të vendit, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe pyjore dhe rrezik për banesat pranë tyre.