Djali i Hashim Thaçit dhe djali i Kadri Veselit dalin hapur: Ja kush duhet të jetë kryetari i ri i PDK-së

PDK-ja po përgatitet për zgjedhjen e kryetarit të ri pas dorëheqjes së papritur të Memlit Krasniqit, ndërsa Bedri Hamza tashmë ka paralajmëruar kandidimin e tij për ta rikthyer partinë “si forcën kryesore politike”.

Pas djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritit, i cili dje doli në përkrahje të kandidaturës së Bedri Hamzës për Kryetar të PDK-së, tani njëjtë ka vepruar edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.

Klestor Veseli, e ka uruar Bedri Hamzën për kandidaturën e tij, duke shprehur besim në profesionalizmin, përkushtimin dhe qasjen e tij vizionare në proceset që e presin.

Ai ka shkruar se PDK-ja fuqizohet përmes bashkimit dhe bashkëpunimit, duke ndërtuar mbi përvojën dhe angazhimin e anëtarëve të saj.

Edhe djali i Thaçit, Endrit Thaçi, dje e ka uruar Bedri Hamzën për kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së.

Ai e ka cilësuar Hamzën si një lider me përvojë, vizion dhe integritet, vlera që i duhen PDK-së dhe Kosovës.