Lista pothuajse përfundimtare – 56 deputetët e rinj të Vetëvendosjes pas numërimit të 90% të votave

Katër ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar rreth 81 për qind e tyre.

Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë 56 kandidatët që aktualisht rezultojnë fitues të mandatit të deputetit. Megjithatë, duhet theksuar se rreth 10 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare të kandidatëve, apo edhe në shpërndarjen e mandateve mes partive politike.

Lista e kandidatëve nga LVV që aktualisht fitojnë mandat deputeti:

Albin Kurti – 311,384 vota
Glauk Konjufca – 241,429 vota
Albulena Haxhiu – 127,039 vota
Hekuran Murati – 125,824 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 113,490 vota
Xhelal Sveçla – 100,810 vota
Hajrulla Çeko – 90,291 vota
Avni Dehari – 83,520 vota
Mimoza Kusari Lila – 74,698 vota
Ejup Maqedonci – 70,530 vota
Shqipe Mehmeti Selimi – 58,384 vota
Andin Hoti – 51,067 vota
Arben Vitia – 47,624 vota
Saranda Bogujevci – 36,934 vota
Alban Bajrami – 34,432 vota
Rufki Suma – 30,886 vota
Edona Lllalloshi – 30,871 vota
Mefail Bajqinovci – 29,335 vota
Jeta Statovci – 28,618 vota
Nezir Kraki – 28,339 vota
Ardian Gola – 28,212 vota
Adriana Matoshi – 27,061 vota
Armend Muja – 26,404 vota
Haxhi Avdyli – 25,459 vota
Adelina Grainca – 23,366 vota
Albena Reshitaj – 22,322 vota
Agim Bahtiri – 21,731 vota
Blerim Gashi – 21,516 vota
Arjeta Fejza – 21,064 vota
Artane Rizvanolli Berisha – 20,922 vota
Arbër Rexhaj – 20,778 vota
Fatos Geci – 20,412 vota
Hysen Durmishi – 20,409 vota
Fitore Pacolli Dalipi – 20,273 vota
Taulant Kelmendi – 20,145 vota
Artan Abrashi – 20,112 vota
Dimal Basha – 19,832 vota
Arbërie Nagavci – 19,777 vota
Labinotë Demi Murtezi – 19,485 vota
Arbëreshë Kryeziu Hyseni – 18,913 vota
Enver Haliti – 18,401 vota
Adnan Rrustemi – 17,976 vota
Valon Ramadani – 17,960 vota
Jeton Raka – 17,420 vota
Arsim Ademi – 17,010 vota
Liza Gashi – 16,700 vota
Sylejman Meholli – 16,505 vota
Fjolla Ujkani – 16,365 vota
Fatmire Kollçaku – 16,344 vota
Fitim Haziri – 16,195 vota
Drita Pajaziti – 16,154 vota
Valon Hoti – 16,034 vota
Naim Bardiqi – 15,681 vota
Salih Zyba – 15,664 vota
Rozeta Hajdari – 15,583 vota
Ilir Kërçeli – 14,950 vota

Numërimi i votave pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përfshirjes së të gjitha votave, përfshirë ato me postë dhe nga diaspora. /Telegrafi/