Çifti që shihni në foto janë viktimat e ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e sotme në Orikum.
Dyshohet se burri ka dhunuar për vdekje bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ku në trupin e Sose Xhebroit, rreth 48 vjeçe,
janë konstatuar shenja dhune, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroi, 52 vjeç.
Pas krimit, 52-vjeçari është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri në garazhin e banesës.