Pranvera ka vendosur të publikojë një mesazh privat që i ka ardhur nga një ndjekës, i cili e kritikonte ashpër për martesën e saj me Marjanin. Ndjekësi i shkruante se si myslimane nuk i lejohet martesa me një jomusliman, duke e cilësuar lidhjen e tyre si “imoralitet” për shkak të dallimeve fetare.
Ajo reagoi me një mesazh të gjatë ku theksoi se feja është një çështje tërësisht personale që nuk duhet përdorur për të gjykuar të tjerët. Pranvera sqaroi se pavarësisht se ajo është myslimane dhe Marjani katolik, ata respektojnë besimin e njëri-tjetrit sepse për ta, dashuria qëndron mbi gjithçka.
Në fund, Pranvera i bëri thirrje ndjekësit të “hapë mendjen”, duke nënvizuar se përpara Zotit secili gjykohet individualisht. Ajo u shpreh krenare për familjen e tyre, duke bërë të qartë se nuk pranon leksione feje nga persona që fshihen pas mesazheve të tilla. /Prive By Liberta Spahiu