Ditën e sotme, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë hyrë dy zarfe të zinj, por ende nuk dihet për kë janë dhe çfarë masash do të merren. Vëllai i Madh deri më tani ka marrë një vendim të rëndësishëm për banorët që ishin në televotim, duke e anuluar atë.
Ndërsa banorët kur kanë parë se në shtëpi kanë hyrë dy zarfe të zinj, kanë nisur menjëherë duke k komentuar.
Brikena shprehet se i kishte parashikuar në mëngjes dhe sipas saj, janë njëri për Rogertin dhe tjetri për Keijsin.
Ndërkohë dy zarfet e zinj do të hapen gjatë Prime-t të sotëm dhe banorët por edhe publiku, do të mësojë për kë janë dhe çfarë masash janë marrë.
Pjesë nga biseda:
Mateo: O zarf i zi, sterrë i zi
Artani: Kemi dy zarfe të zinj
Mateo: O dy?
Artani: Po, dy për Zotin
Brikena: Siç e parashikova në mëngjes.
Mateo: Dy zarfe të zinj
Brikena: Dhe askush nuk reagon. Përshëndetje miq të dashur, sot kemi parashikuar dy zarfe të zinj, dhe siç e parashikova unë sot në mëngjes, një për Rogertin dhe një për Keijsin janë këtu.