Pasioni mes Limit dhe Albës nuk është shuar me mbylljen e spektaklit të mbrëmshëm.
Përkundrazi, pas puthjes së bujshme që ndodhi gjatë transmetimit “Prime”, dyshja e ka zhvendosur romancën në dhomën e gjumit, duke dhuruar skena edhe më të nxehta.
Në videon e publikuar, shihet qartë se puthjet mes tyre kanë qenë plot pasion. Duket se distanca e kohëve të fundit apo debatet e kaluara vetëm sa e kanë shtuar dëshirën, pasi dyshja dukej se i kishte munguar shumë njëri-tjetrit.
Kjo natë e zjarrtë shënon një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre, duke lënë pas (të paktën për momentin) keqkuptimet dhe përfshirjen e personave të tretë.