“Deri sot s’kam folur”, Londrimi thyen heshtjen për Elijonën dhe Klodin

Gjatë një bisede të zhvilluar ditën e sotme në BBVK, Londrimi ka ndarë opinionin e tij të sinqertë me Elijonën dhe Klodin lidhur me raportin e tyre.

Ai u shpreh se, ndonëse ka respekt për të dy, vëren se veprimet e tyre kanë qenë pjesë e një strategjie.

“Unë ju dua shumë, por keni bërë lojë”, u tha Londrimi, duke theksuar se kjo është përshtypja që i kanë krijuar.

Londrimi sqaroi se kishte vendosur të mos fliste deri më tani, por tashmë e ndjeu të nevojshme ta thoshte mendimin e tij. “Deri sot nuk jam përzier dhe nuk kam folur, por ju keni bërë lojë me njëri-tjetrin”, përfundoi ai, duke nxitur reagime mbi vërtetësinë e marrëdhënies së dyshes.