Elton Tozaj ka publikuar në Instagram një tabelë transaksionesh financiare, duke përmendur Arbana Osmanin dhe ngritur pyetje për fondet publike.
“Po Arbana Osmani sa lekë ka marrë nga taksat tona?”, ka shkruar gazetari. Ai ka shtuar mbishkrimin “Sonte ora 22:00”, duke paralajmëruar informacione të tjera.
Në pjesën e dukshme figuron edhe një pagesë prej 2 milionë lekësh. Megjithatë, dokumenti është pjesërisht i mbuluar dhe nga fotografia nuk përcaktohet kujt i janë kryer pagesat apo për çfarë shërbimesh.
