Rama nuk ndalet me 130 dorëheqjet: Zbardhet LËVIZJA e RADHËS që askush nuk e priste

Sipas raportimeve, kërkesa e kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve të agjencive shtetërore nuk nënkupton largim të menjëhershëm nga detyra. Ata do të vijojnë punën gjatë procesit të vlerësimit.

Fillimisht, ministritë do të mbledhin dorëheqjet me shkresë zyrtare. Më pas do të analizohet performanca e secilit drejtues për të vendosur qëndrimin në detyrë. Procesi përfshin mbi 130 drejtues në nivel qendror e vendor.

Sipas Top Channel, nisma synon meritokracinë në administratë dhe lidhet edhe me rolin e ministres së Administratës Publike, Adea Pirdeni. Qeveria ende nuk ka komentuar zyrtarisht procesin.

Burimi: Newsbomb.al