Gjermania po sjell ‘pensionin për fëmijët’/ Ja kush përfiton dhe si do të funksionojë

Gjermania po planifikon skemën “Frühstartrente”, që parashikon kontribut shtetëror

prej 10 eurosh në muaj për fëmijët nga 6 deri në 18 vjeç, të investuara në një llogari pensionale. Prindërit dhe të afërmit do të mund të shtojnë kontribute.

Sipas përllogaritjeve të Ministrisë Federale të Financave, kapitali mund të arrijë rreth 53 mijë euro në moshën 65-vjeçare, ose 160 mijë euro me 20 euro shtesë në muaj nga prindërit. Shifrat varen nga kthimi i parashikuar i investimeve, nuk janë të garantuara dhe nuk përfshijnë efektin e inflacionit.

Në parim, kontributet shtetërore nuk do të mund të tërhiqen para moshës 65-vjeçare. Për fëmijët pa llogari individuale parashikohet një mekanizëm kolektiv investimi.

Synohet që ligji të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, me zbatim retroaktiv nga 1 janari 2026 për fëmijët e lindur më 2020. Nga viti 2027 parashikohet përfshirja çdo vit e grupmoshës që mbush 6 vjeç. Skema mbetet në proces miratimi.