Pas rastit të Arlindës, Drenusha Latifi shpërthen: Zbulon çfarë po ndodh me fëmijët e saj

Drenusha Latifi i është rikthyer në Instagram betejës së saj gjyqësore dhe çështjes së kujdestarisë së fëmijëve, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

“3 vjet pa asnjë vendim të formës së prerë, 2 gjoba me para dhe një proces i vazhdueshëm për dhunë në familje”, shkruan ajo.

“Prej 3 vitesh pres që fëmijët të më besohen mua. I rris e kujdesem vetë për ta, por gjykata ende nuk ma beson kujdestarinë, edhe pse babai i tyre nuk tregon interesim për fëmijët dhe e ka lëshuar shtetin e Kosovës”, shprehet ajo.

Drenusha e ka akuzuar ish-bashkëshortin, Atilla Kardesh, për dhunë fizike dhe psikologjike. Ai i ka kundërshtuar akuzat ndaj tij.