Gazetari Kreshnik Gashi ka deklaruar në “Debat Plus” se fëmijët dhe vjehrra e Arlinda Zekajt kanë qenë dëshmitarë okularë të vrasjes së saj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Sipas kërkesës së Prokurorisë për paraburgim, Albert Sylaj dyshohet se e sulmoi duk e goditur disa herë ish-kunatën në dhomën e gjumit pasi ajo u kthye nga policia. Motivi i dyshuar është hakmarrja për ndalimin e vëllait të tij, Jeton Sylajt, pas denoncimit të Arlindës për dhunë në familje.
Albert Sylaj është arrestuar, ndërsa përgjegjësia e tij penale mbetet për t’u përcaktuar nga gjykata. Prania e mundshme e fëmijëve ngre nevojën për mbështetjen e tyre dhe ruajtjen e privatësisë gjatë hetimeve.