“Larg qoftë, Lali Eri!”/ Arbër Hajdari shpërthen dhe i bën dalje publike Erion Veliajt

Arbër Hajdari ka reaguar në Facebook ndaj thashethemeve që e lidhin me Erion Veliajn, duke mohuar çdo interes për t’u punësuar prej tij.

“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!”, ka shkruar Hajdari.

“Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!”

Në përfundim, Hajdari ka theksuar se angazhimi i tij mbetet pranë njerëzve në nevojë.

“Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota. Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, ka përfunduar ai.