Merr fund “puna me mik”/ Rama prezanton sistemin e ri të punësimit në administratë

Kryeministri Edi Rama prezantoi të hënën reformën

“Shkalla e Meritës”, e cila synon punësimin dhe promovimin sipas aftësive në administratën publike. Reforma parashikon një testim kombëtar në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

“Ne do të vendosim këtë derë të provimit unik kombëtar. Ata që e kalojnë me sukses pajisen me certifikatë për katër vjet, që u mundëson konkurrimin për vende pune në administratë”, u shpreh Rama.

Ai njoftoi gjithashtu krijimin e një ministrie për administratën publike dhe mirëqeverisjen, drejtimi i së cilës do t’i besohet Adea Pirdenjit. Sipas tij, synimi është që shërbimet publike të orientohen drejt nevojave të qytetarëve.