“Spiun i Sigurimit, Iehës me pagesë”/ Ish-deputeti Myslim Murrizi nuk përmbahet, ja çfarë tha publikisht për Blendi Fevziun

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka kritikuar Blendi Fevziun dhe disa analistë për pyetjen se kush mund ta zëvendësojë Edi Ramën nëse largohet nga pushteti, duke i akuzuar për shërbim ndaj qeverisë.

“Të gjithë lëpirësit e pushtetit, ish-spiunët e sigurimit dhe patronazhistët hajdutë bëjnë të njëjtën pyetje habitore njësoj si qelbësirat e PPSH-së kur vdiq Enveri. Pra ishalla nuk ‘vdes’ Rama se ‘vdes’ Shqipëria,” shkruan Murrizi.

“O rracë bastardësh, po Shqipëria dhe shqiptarët janë këtu të lashtë sa vetë toka dhe kanë patur e do të kenë plot të tjerë si drejtues, të mirë e të këqij, të pistë e palaço, e prapë kanë jetuar e rezistuar,” vijon ai.

Në përfundim, Murrizi e cilëson këtë diskurs si një “slogan fundërrinash” dhe i akuzon opinionistët se mbështesin me pagesë çdo pushtet.