Ja çfarë i shtyn gratë drejt tradhtisë, disa arsye nuk i keni menduar kurrë

Wednesday Martin, autorja e librit “Untrue”, vë në pikëpyetje idenë se gratë tradhtojnë vetëm për arsye emocionale.

Ajo përdor shprehjen “korrigjimi i madh” për hulumtimet që sfidojnë bindjet mbi dëshirën seksuale të grave.

“Hulumtimi i ri po korrigjon idetë e rreme se gratë kanë më pak libido, se gratë janë natyrshëm më monogame dhe se është më e lehtë për gratë të jenë të lidhura vetëm me dikë,” shpjegon ajo. “Gratë nuk e pëlqejnë më pak seksin [se burrat] – por ato mërziten nga e njëjta gjë.”

“Dëshira spontane është kur papritmas mendon: “Do të ishte mirë të bëja seks.” Të vjen si uri apo etje,” thotë Martin. “Dëshira e përgjegjshme ose e shkaktuar ndodh kur diçka ju sugjeron idenë e seksit – jeni duke parë ose duke lexuar diçka, ose takoni dikë – dhe ju ndiheni të eksituar. Për atë lloj dëshire, libidoja e grave është po aq e fortë sa ajo e burrave.”

Martin citon një studim të Universitetit të Missourit mbi një grup grash që përdornin platformën Ashley Madison për të kërkuar partnerë jashtë martesës.

“[Ky hulumtim] korrigjon disa nga idetë tona më të përhapura për tradhtinë femërore: që gratë tradhtojnë vetëm kur janë të pakënaqura në martesat e tyre; se ndryshe nga burrat, ato kërkojnë lidhje emocionale, jo kënaqësi seksuale.”

“Gratë e studiuara shkuan në faqe, krijuan një profil, verifikuan kandidatët, i takuan ata personalisht dhe i analizuan mirë. Ky ishte një proces shumë i qëllimshëm. Ato donin të gjenin partnerë për seks. Ato thanë se ishin në martesa pa seks ose pa orgazma dhe thjesht donin atë që nuk mund ta kishin në shtëpi.”

Një hulumtim i Marta Meanës në Universitetin e Nevadës sugjeron se në lidhjet afatgjata dëshira seksuale mund të zbehet më shumë te gratë sesa te burrat.

“Tani, hulumtuesit e seksit janë duke theksuar mundësinë që gratë thjesht kanë nevojë për shumëllojshmëri dhe risi të përvojës seksuale më shumë se burrat,” thotë Martin.

Në një eksperiment të Meredith Chivers në Universitetin Queen’s në Kanada, gratë heteroseksuale patën reagim fizik ndaj një game më të gjerë pamjesh seksuale sesa burrat heteroseksualë në studim.

“Trupi i grave iu përgjigj burrave që bënin seks me burra, grave që bënin seks me gra, burrave dhe grave që bënin seks dhe imazheve të një ereksioni. Tradicionalisht mendojmë se burat ndihen të eksituar nga çdo gjë dhe e vërteta është se trupi i një guaje i përgjigjet më shumë stimujve seksualë,” thotë Martin.

Martin thekson se dëshira për risi nuk çon domosdoshmërisht në tradhti. Ajo sugjeron që partnerët të flasin hapur për dëshirat e tyre.