Gazetari Agon Rexhepi ka paralajmëruar dy hyrje të reja në “Big Brother VIP Kosova”. Sipas tij, konkurrentët e rinj mund të kenë lidhje familjare me ndonjërin nga banorët që ndodhen tashmë në shtëpi.
“Sot mund ta konfirmoj se këtë të premte ose eventualisht deri të hënën do të kemi hyrje të reja. Po ashtu, do të marrim edhe disa informacione që nuk i kemi ditur më parë. Këto hyrje do ta dridhin shtëpinë”, ka treguar Rexhepi në emisionin e mëngjesit.