Ilir Vrenozi tha në emisionin “Me Zemër të Hapur” se prej disa ditësh nuk kishte arritur ta kontaktonte gazetarin Elton Tozaj. Ai shtoi se një mik i kishte thënë se Tozaj mund të bëhet banor i “Big Brother VIP Kosova”, por pjesëmarrja e tij mbetet e pakonfirmuar.
Elton Tozaj bëri shumë armiq me ato që tha. Frika është gjithmonë, sepse është shkëputur kontakti për 2-3 ditë e njerëz jemi, e mendja na shkon për keq.
Tozaj tha se në orën 22:00 do të jepte lajme bombë e unë prisja lajme bombë. I shkruajta dhe thashë kushedi, edhe në mëngjes nuk e hapi telefonin. Prapë mendova se kushedi është në ndonjë spital. Iku e mërkura dhe u shqetësova shumë. Shqetësimin tim e kam ngritur në rrjetet e mia. Më kontaktoi dhe Elton Ilirjani, edhe ai ishte në merak. Unë e njoh Eltonin nga rrjetet sociale, kam folur shpesh në TikTok. Kjo ikje kështu nuk ishte normale. Ai është jashtë vendit, nuk ka besim as tek Policia.
Unë denoncimet ia besoj dhe e vlerësoj për trimërinë. Ka hyrë në ‘luftë’ me një ushtri të tërë, me video seksi, lekët që marrin në shtet VIP-at e shoëbizzit, e janë njerëz që kanë pushtet, janë politikanë, janë VIP-a ata që denoncohen, nuk është e lehtë. Disa thonë që ka qenë në një emision live në Kosovë dhe e ka mbyllur live-n, duke u shprehur se po i vjen Policia.
Mund t’ja kenë sekuestruar celularin. Elton Tozaj më duket se nesër është banori i ri i Big Brother Kosova. Është lajm, që është pozitiv. Është me 90 përqind e vërtetë. Më mori në celular një mik dhe më tha këtë lajm, pra do jetë banor i BBVK. Uroj të jetë 100 përqind lajm i vërtetë.