Mbaruan universitetin, por mbetën pa punë/ Shifra rekord që po trondit Gjermaninë

Numri i të papunëve me diplomë universitare në Gjermani arriti në 372 mijë në gusht 2026, niveli më i lartë i regjistruar, sipas Agjencisë Federale për Punësim. Veçanërisht të prekur janë të diplomuarit nën 30 vjeç, që po hasin vështirësi në gjetjen e punës së parë.

Megjithatë, arsimi i lartë vazhdon të ofrojë avantazh. Në vitin 2025, papunësia te të diplomuarit ishte 3,3%, krahasuar me 3,6% te personat me kualifikim profesional dhe 21,3% te ata pa kualifikim.

Dallimet mes fushave janë të dukshme. Papunësia ishte nën 2% në mësimdhënie, mjekësi dhe stomatologji; 3,3% në drejtësi, 3,6% në shkencat natyrore, 3,8% në inxhinieri dhe 4,7% në shkencat humane.

Agjencia e lidh rritjen me dobësimin ekonomik, ngurrimin e kompanive për të rekrutuar dhe transformimin digjital e ekologjik. Inteligjenca artificiale pritet të ndryshojë detyrat dhe mënyrën e punës, pa zhdukur domosdoshmërisht profesione të tëra.

Gjatë vitit 2025, mbi dy milionë të diplomuar filluan një marrëdhënie të re pune, mes tyre pothuajse 700 mijë persona nën 30 vjeç.

Burimi: Bundesagentur für Arbeit.