“Edhe një ditëlindje pa ty…”/ Dedikimi i Elijonës të prek në shpirt

Elijona Binakaj ka kujtuar të ëmën e ndjerë në ditëlindjen e saj, përmes një dedikimi në rrjetet sociale.

“Urime ditëlindjen në parajsë, Mami jem!Edhe një ditëlindje pa ty… Sa shumë do të doja ta festonim bashkë, të të përqafoja fort, të ta uroja ditëlindjen dhe të të kisha pranë, qoftë edhe vetëm për një moment…

Nuk ka ditë që nuk më mungon, por sot zemra më dhemb edhe më shumë. Më mungon zëri yt, përqafimi yt, këshillat tua dhe mënyra se si kujdeseshe për mu.Sa herë që kam nevojë për ty, më dhemb fakti që nuk të kom pranë.Sado që rritem e sado vite që kalojnë, do jem gjithmonë Eli e vogël që kërkon përqafimin e Mamit të saj. Shpresoj që prej atje lart po më sheh, të jesh krenare për mua dhe të na ruash gjithmonë. Më mungon më shumë se që mund ta shprehin fjalët…Të dua përgjithmonë, Mami. Deri sa të takohemi përsëri.”