Vlora Çitaku, ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së, ka konfirmuar se
Grupi Strategjik ka miratuar strategjinë shtetërore për mbrojtjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në apel në Hagë. Sipas Klan Kosovës, detajet mbeten konfidenciale.
Në të njëjtën mbledhje, Çitaku ka prezantuar nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara. Drafti, i hartuar nga ekspertët, mbështetet në tekstin e miratuar nga Kuvendi në tetor dhe të kthyer për rishqyrtim nga presidentja.
Procedimi përmes një nisme të re ishte pjesë e dakordimit mes PDK-së dhe Vetëvendosjes. Nisma pritet të dorëzohet në Kuvend brenda pak ditësh, pas një takimi me partnerët ndërkombëtarë për përmbajtjen e draftit.