Endrit Azemi, 22 vjeç, i arrestuar në Kosovë nën dyshimin për mashtrim me donacione, ka deklaruar në Prokurori se nuk vuante nga leuçemia. Për trajtimin e pretenduar të sëmundjes, fushata kishte mbledhur 189.206 euro.
Ai ka pretenduar se ishte detyruar nga 23-vjeçari Jon Sadiku, të cilin e akuzon për organizimin e skemës dhe premtimin e 10 mijë eurove nga fondet e mbledhura.
Sadiku i ka mohuar akuzat, duke thënë se e kishte ndihmuar Azemin sepse besonte se ishte i sëmurë. Edhe familjarët e Azemit kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për mashtrimin.
Sipas raportimit, llogaritë bankare janë bllokuar, ndërsa paratë e mbledhura përmes GoFundMe u janë kthyer donatorëve.