Qoftë për hajër! Vjen lajmi i shumëpritur për çmimin e naftës

Sipas Reuters, çmimet e naftës

ranë më 23 nëntor në nivelin më të ulët të tre muajve. Brent zbriti me 3.46%, në 89.37 dollarë për fuçi, ndërsa WTI ra me 3.88%, në 80.17 dollarë.

Më 25 nëntor, tregjet shënuan rikuperim për shkak të shqetësimeve për Lindjen e Mesme. Brent arriti në 93.06 dollarë për fuçi dhe WTI në 82.97 dollarë.

Megjithatë, rritja e furnizimit global, rikthimi i naftës nga Libia dhe mundësia e tepricës së ofertës vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi çmimet. JPMorgan parashikon se ato mund të zbresin nën 80 dollarë gjatë gjysmës së parë të vitit 2027.

Vëmendja është te takimi i OPEC+, i parashikuar më 29 nëntor, ku pritet të diskutohet politika e prodhimit për vitin e ardhshëm.

Një ulje e qëndrueshme në bursa mund të ndikojë edhe në çmimet e karburanteve në Kosovë, por reflektimi varet nga kostot e importit, rezervat, transporti, tatimet dhe kursi valutor. Deri tani nuk është verifikuar një ulje konkrete në vend si rezultat i këtyre zhvillimeve.