Produksioni i Big Brother mbrëmë prodhoi skandaIin e paparë medial në trojet Shqiptare, ja pse

Big Brother VIP Kosova është një nga emisionet më të shikuara të momentit.
Ngjarjet që ndodhin aty marrin bujë dhe komentohen nga personazhe të njohura publiku.

Pas rastit me Gani Gërminë, reagoi edhe Besart Galica, gazetar në Radio Televizionin e Kosovës.

“Big Brother sonte prodhoi skandalin e paparë medial në Kosovë!” ,ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Ai veprimet e produksionit të Big Brother VIP Kosova sot, i ka parë si linçuese, fyerje dhe poshtërim ndaj një njeriu.

Postimi plote:

Big Brother prodhoi ‘skandalin ma të madh’: Gazetari Galica vlerëson se Ganiu, u linçua dhe kryqëzua!
Gazetari Besart Galica reagoi pas një zhvillimi në programin televiziv Big Brother VIP Kosova, ku siç shkruan është linçuar njëri prej pjesëmarrësve.
Galica shkroi se garuesi në këtë program jo vetëm u diskriminua por edhe u poshtërua me trajtimin ndaj tij duke e etiketuar që e konsideron si një skandal të madh.
“Big Brother sonte prodhoi skandalin e paparë medial në Kosovë! Linçim, fyerje, poshtërim ndaj një njeriu!”
Galica shpjegoi më tej pse e konsideron të tillë trajtimin që iu bë pjesëmarrësit të njohur si Gani Gërmia.
‘Varësia nga alkoholi është sëmundje! Ju e etiketuat, shënjestruat edhe e dalluat vetëm Visarin (Ganiun). Big Brother sonte Visar Dërmakut ia shkeli krejt të drejtat njerëzore, morale. E kryqëzoi për krejt jetën.”
Ai e konsideron si një përfitim të pjesëmarrësit pikërisht largimin dhe madje shtoi se ka bazë edhe për padi nga pjesëmarrësi sipas tij.
“Me krejt gabimet e tij, ai nuk e meriton këtë trajtim, jo vetëm ai por asnjëri! Çmimin më të madh Visar Dërmaku e fiton nëse sonte del nga aty, dhe që nesër paditë këtë medium!”.