Ledion Liço është ofendues me banorët gjatë moderimit? Klea Huta HABIT ME DEKLARATËN E SAJ

BBV edhe këtë vit vijon të mbetet programi më i ndjekur televiziv dhe edhe këtë vit,

ka përfshirë gjithashtu personazhet publikë që e ndjekin këtë format.

Së fundmi, Klea Huta ka zhvilluar në “Ask me a question” në Instagramin e saj

dhe një nga pyetjet për të ka qenë pikërisht lidhur me BBV e specifikisht notat ‘sarkastike’ të moderatorit Ledion Liço.

“Të duket sikur Ledioni është ofendues ndonjëherë? Herën e kaluar tha ‘kor zhabash’.

Të gjithë thonë që ai nuk po bën asnjë gabim.” – shkruan ndjekësja, pyetje së cilës Klea i është përgjigjur duke

shprehur vlerësimin e saj për moderatorin që tashmë duket se ka ‘rrëmbyer’ zemrat e publikut me stilin e tij të prezantimit.