Duke parë ndërhyrjen e pazakontë të institucioneve shtetërore në spektaklin “Big Brother VIP Kosova,”
opinionisti Milaim Zeka ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e Ministrisë së Drejtësisë,
e cila kërkon përjashtimin e konkurrentit Atilla Kartesh nga formati televiziv.
Zeka kritikoi ministren Albulena Haxhiu dhe e quajti ndërhyrjen një paradoks,
duke vënë në dukje se Haxhiu vetë ka qenë e përfshirë në raste të dhunshme politike në të kaluarën.
Sipas tij, kjo ndërhyrje nuk lidhet realisht me mbrojtjen e viktimave të dhunës, por me interesa të tjera të institucioneve.
“Ministria e Drejtësisë i ka futur hundët në Big Brother VIP Kosova, duke kërkuar përjashtimin e një konkurrenti për shkak të, siç thonë, dhunës.
Kam vetëm një pyetje: A ka person më të dhunshëm në Kosovë sesa Albulena Haxhiu?
Ajo ka djegur Parlamentin e Kosovës. Ajo ka qenë e arrestuar dhe e akuzuar për dhunë.
Këta nuk e kanë hallin e Drenushës, por të tjera arsye… Zot na ruaj prej ‘budallenjve’
qeveritarë dhe prej atyre që, pasi kalojnë natën duke terrorizuar burrat, ditën merren me mbrojtjen e drejtave.” shkruan Zeka në Facebook.