Në një intervistë të fundit me gazetarin gjerman të Zeit Magazin, Stefan Willeke, kryeministri Edi Rama ka folur hapur për një sërë temash të ndjeshme që lidhen me jetën e tij personale, politikën dhe marrëdhënien me mediat.
Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo nëse Rama kishte konsumuar ndonjëherë drogë.
Kryeministri nuk dha një pohim apo mohim të drejtpërdrejtë, por iu përgjigj me ironi, duke e cilësuar këtë si një nga akuzat “më romantike” që i janë bërë gjatë karrierës së tij.
Ai tha se është përballur me lloj-lloj akuzash të pabaza që nga opozita, të cilat kanë përfshirë shpifje për orientimin e tij seksual, dhunë ndaj familjarëve dhe edhe pretendime absurde mbi jetëshkrimin e tij.
Sipas Ramës, këto shpifje janë përhapur nëpër tubime politike, media dhe rrjete sociale, por jo aq për efekt strategjik, sa për qëllime personale të zgjidhjesje. Ai theksoi se ndjen vetëdije të madhe për këtë sulme, por familia i ka vuajtur më shumë.
Në të njëjtën intervistë, Rama foli edhe për marrëdhënien me gazetarët, duke shprehur se ka një respekt të jashtëm për gazetarët, por jo për të gjithë ata që e ushtronin profesionin në mënyrë të njëanshme. Ai pranoi se është kritikuar si “autokrat” për qëndrimin ndaj mediave, por theksoi se edhe ai ka nisur karrierën duke shkruar për një gazetë të pavarur në kohë të vështira, duke rrezikuar jetën.
Ndërsa për akuzat se ka përjashtuar gazetarë nga konferencat për shtyp, Rama sqaroi se kjo ka ndodhur vetëm me gazetarë të caktuar karë tentuar të marrin peng gjithë ngjarjen me monologë të gjata.