A u trajtua padrejtësisht? Shkurta Haxhiu ngre akuza për vendimin e produksionit

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Shkurta Haxhiu, ka reaguar sërish pas largimit të saj nga shtëpia më e famshme në vend, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj produksionit të spektaklit.

Përmes një reagimi publik, Haxhiu ka deklaruar se nuk e pranon idenë se është eliminuar nga vota e publikut, por se, sipas saj, është larguar drejtpërdrejt nga produksioni. Ajo ka theksuar se vendimi është i padrejtë dhe selektiv.

“Dhunuesen e mbajtën brenda, ndërsa një njeri që nuk ka lënduar asnjëherë askënd e nxorën jashtë”, ka shkruar Haxhiu, duke ngritur akuza të rënda ndaj menaxhimit të lojës.

Ajo e ka cilësuar këtë situatë si një “padrejtësi të madhe” ndaj saj.