‘Ajo do bëj çdo gjë për të arritur në finale…’ flet miku i Eglës, tregon STRATEGJINË që aktortja ka zgjedhur të Iuaj

Klinsi Lala, Drejtor i Qendrës së Artit në Elbasan një mik dhe bashkëpunëtor i Egla Cenos

ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me aktoren jashtë formatit të BBV dhe jo vetëm.

I ftuar në “Big Brother Radio”, Klinsi tha se Egla do bëjë gjithçka për finalen.

Flet për herë të parë miku i Eglës: Ajo do

“Unë mendoj që ajo po luan. ‘Prime’-n e kaluar nuk kishte shumë vëmendje kështu që ka menduar se

çfarë duhet të bëj unë, do provokoj një, dy tre dhe do të ndodhin disa gjëra.

Nuk është Egla ajo që shkon dhe provokon. I kam ndjekur situatat dhe unë ndonjëherë pyes veten

çfarë do bëja unë në një situatë të tillë. Ajo kërkon të ecë, të largohet diku dhe ke

Ledjonën që i pengon rrugën, pastaj bashkohet Ilnisa dhe Rikja dhe i thonë “Dil, lëviz po ta mbajti.”

E kanë kuptuar që ajo goca e kap ‘Prime’-n dhe ka vëmendjen dhe hajde ti vihemi të gjithë nga mbrapa.

I vendosin këmbën në tavolinë, i shkojnë gjatë gjithë kohës nga mbrapa.

Nuk e kuptoj çfarë duhet të bëjë ajo më shumë, sigurisht që duhet t’i përgjigjet. Ajo e ka vendosur që do të përballet me të gjithë.

Egla ka hyrë ‘all in’ aty për të bërë çdo gjë që të shkojë deri në fund.

Ajo do të duhet të përballet dhe me Julin që është dikush që ka vite karrierë dhe me Romeon që është shumë trendi për momentin.”

“Egla po e bën lojën e saj në të gjitha dimensionet, po luan fort dhe po jep shumë nga vetja e saj.

Madje në disa situata po del përtej vetes por nuk ka rrugë tjetër dhe mundësi tjetër të mbijetosh në atë lloj formati. Nuk është vetëm Egla ajo që provokon,

ajo provokohet gjatë gjithë kohës. Ajo është një njeri që vjen nga skena dhe e nuhat spektatorin, duartrokitjet. Nuhat që ka shpëtuar edhe në disa situata, nominimet.

E kupton ku është. Është shumë e vendosur në atë që do të bëjë dhe do ta marrë vëmendjen. BBV është një eksperiment social që tregon talentin e mbijetesës.”