“Ajo ishte burrneshë”, Eni Çobani tregon për herë të parë se kujt i ka ngjarë për nga forca e gruas

Avokatja e njohur tregon se kujt i ka ngjarë në familjen e saj ndërsa ka rrëfyer edhe detaje nga jeta familjare.

Eni Çobani në një intervistë tha se i ka ngjarë gjyshes nga mami.

“Gjyshes nga mami i kam marrë fortësinë. Ajo ka qenë tamam burrneshë, domethënë nga ato gratë e forta, lumjane. Ajo ka qenë nga Bicaj me mbiemrin Hoxha dhe u martua në Kolesian. Në familjen Spahiu, një familje me një traditë të jashtëzakonshme dhe një grua që unë nuk e kam parë të nxjerrë lot asnjëherë edhe pse ishte një nënë e lënduar.

Djali I ishte vrarë që 19 vjeç, pra një dajë i imi, një zheni në jetën e tij, por iku shumë i ri në një nga aksionet siç I çonin atëherë. I bie rrufeja në hidrocentralin e Fjerzës dhe ikën nga jeta së bashku me një shokun e tij. Pra një nënë e lënduar. Plus pastaj në vitet e mëvonshme daja im doctor burgoset për vite me radhë. Pra kishim edhe këtë njollën e persekutmit. Por atë grua nuk e kam parë asnjëherë të thotë sikur edhe një “of”, pra gjithmonë ka qenë një gjyshe e përkushtuar, e jashtëzakonshme, e dashuruar pas djemve të saj”, ka treguar Çobani.