A’ksident i rëndë në vend! 15 vjeçari humbë drejtimin e mjetit, pIagosen dy të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre të miturve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Ballsh.

Mësohet se një 15-vjeçar teksa drejtonte automjetin, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë janë plagosur dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç dhe drejtuesi i mjetit. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, në fshatin Plyg, një shtetas 15 vjeç, banues në Mbyet, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç, banues në Mbyet, si dhe vet drejtuesi i mjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.