Aksident i rëndë në vend, humb jetën 10 vjecari! 3 persona të tjerë…

Një aksident me pasojë vdekjen sapo ka ndodhur para pak minutash në aksin kombëtar Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj.

Dy mjete xhip janë përfshirë në këtë aksident, ku ka ngelur i pajetë një fëmijë 10-vjeçar, banor i fshatit Kalivaç, Bashkia Memaliaj, ndërsa janë lënduar tre të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje serioze.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se xhipi tip Range Rover, me targa shqiptare AB700SF, është përplasur me atë tip ‘Mercedes Benz’, me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj ukrainas.