AKUZA TË RËNDA: “Ke ndarë burrat nga familja”, Labi shperthen ndaj Fjolla Morinës, Valdrin Sahiti rrëfen

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer së fundmi në studion e BB Vip Kosova, ku opinionisti Valdrin Sahiti reagoi me tone të forta ndaj deklaratave të Labinot Rexha, pas akuzave të këtij të fundit ndaj këngëtares Fjolla Morina, se ajo kishte ndarë një burrë nga familja e tij.

Sahiti e quajti këtë qasje të gabuar dhe të padrejtë, duke theksuar se në realitetin e sotëm askush nuk mund t’ia “marrë” dikujt bashkëshortin apo bashkëshorten, pasi vendimet janë personale dhe përgjegjësia u takon individëve. Sipas tij, gjykime të tilla i përkasin një mentaliteti të vjetruar dhe nuk përfaqësojnë shoqërinë moderne.

“Askush nuk mund t’ia marrë burrin apo gruan askujt. Nuk jemi më në kohën e gurit. Pavarësisht lojës, njerëzit nuk gjykohen në këtë mënyrë,” u shpreh Sahiti, duke shtuar se deklarata të tilla dëmtojnë veçanërisht figurën e gruas në shoqëri.

Opinionisti vijoi më tej duke theksuar se një burrë nuk duhet të sillet në atë mënyrë ndaj Fjolla Morinës, e cila është nënë e dy vajzave. Ai nënvizoi se respekti dhe përgjegjësia morale ndaj një gruaje dhe nëne duhet të jenë mbi çdo strategji loje apo debat televiziv.

Ndërkohë, situata e krijuar pati ndikim të drejtpërdrejtë edhe te vetë Fjolla Morina. Në dhomën e rrëfimeve, ajo u shfaq dukshëm e prekur emocionalisht, duke pranuar se e gjithë dinamika e lojës e kishte rënduar psikologjikisht.

“Jo presioni, por mënyra se si po e bëjnë lojën mes vete. Unë jam shumë emocionale, kam shpirt të madh dhe jam shumë e ndjeshme,” tha ajo mes lotësh, duke treguar anën e saj më të brishtë.