Gazetari Valon Syla tha se shpërndarja e parave nga qeveria jolegjitime e Albin Kurtit në disa skema sociale dhe pagesa të njëhershme e ka cenuar procesin zgjedhor, por edhe vetë demokracinë.
Për këto shpërdorime të parasë publike, Syla tha se sipas matjeve bëhet fjalë për rreth 300 milionë euro për të ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve.
”I llogarita dhe si shkurt janë afër 300 milionë euro që Albin Kurti i ka shpërdoruar për të blerë, incentuar dhe shkurteshqip vjedh me marifet votat”, tha gazetari Syla.
Për më tepër, Syla përmendi edhe ndikimin masiv të votës së diasporës, që e përmbysi rezultatin krejtësisht në krahasim me atë se si votuan qytetarët që jetojnë në Kosovë.
”Diku prej tyre afër 150k vota Kurti i ka marrë nga diaspora, që i bjen një tubë vota sa LDK me një komunë sa Vushtrria bashkë, që e kanë përmbysur rezultatin, me njerëz që e kanë lënë Kosovën dhe nuk na lejojnë ne të vendosim që jetojmë këtu”, shkroi Syla në Facebook.
Për ta dëshmuar ndikimin e madh të diasporës, edhe pse nuk mund të matet saktësisht vota e tyre përbrenda Kosovës më 28 dhjetor, në përfaqësi diplomatike VV-ja mori mbi 80% të votave dhe me postë mori mbi 70%.