ALAUDINI THYEN HESHTJEN LIVE: “U gjenda i papërgatitur dhe..”, Moderatori konfirmon sulmin fizik në mes të spektaklit

Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka reaguar publikisht pas lajmeve që qarkulluan për një sulm fizik ndaj tij në Prishtinë.

Gjatë spektaklit “prime” të transmetuar pak më parë, Hamiti konfirmoi se një incident kishte ndodhur, duke theksuar se situata e kishte gjetur të papërgatitur. Megjithatë, ai siguroi publikun dhe ndjekësit se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po, ka ndodhur një incident. U gjenda i papërgatitur, por jam mirë,” u shpreh moderatori gjatë transmetimit live, duke mos dhënë më shumë detaje rreth rrethanave të ngjarjes.

Reagimi i tij vjen pas publikimit të disa pamjeve në rrjetet sociale, ku pretendohej se ai ishte përfshirë në një përplasje fizike me një person tjetër. Videoja shkaktoi shqetësim dhe reagime të shumta nga publiku.